Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit.

 

Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatë së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore.

 

Pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra-tjetrën, duke përfunduar në  sherr, të cilit nuk i ka shpëtuar edhe një avokat.

 

Identiteti i këtij të fundit nuk bëhët i ditur, ndërsa mësohet se nuk është pjesë e Dhomës së Avokatisë Fier, por vinte nga Tirana.

 

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë edhe për persona të shoqëruar në mjediset e policisë së Fierit, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re