KZAZ numër 19 në Dibër dhe policia e shtetit që nga mbrëmja e djeshme ka qënë nën goditjet e fortë të “paramilitarëve” të PD, të mbledhur kryesisht në zonat përreth.

Kupola e Partisë Demokratike ka tentuar për 24 orë me radhë të bindë njerëzit se protesta e militantëve të saj ka qënë paqësore, por pamjet e fiksuara më video, me zë dhe figurë tregojnë se breshëritë e molotovit qe janë hedhur pikërisht nga ky grup militantehs ne drejtim te policise.

Ndaj e vërteta e “protestës paqësore” dhe e deklaratave se “nuk ka patur tentative për të sulmuar forcat e policisë”, shihet qarte në videon që po publikojmë.

Ndërkohe që dhe sot ka qënë një situatë e pazakontë në Dibër.

Forca të shumta policie ndodhen në qytetin e Peshkopisë për të siguruar rendin dhe qetësinë një ditë para votimeve të së dielës.

Policia ndërmori disa kontrolle duke arrestuar 12 persona dhe shpallur 19 në kërkim pas ngjarjeve në KZAZ 19 në Peshkopi.

Ndërsa mëngjesin e sotëm një grup protestuesish të opozitës, janë përplasur me Forcat e Lëvizshme Operacionale që kanë mbërritur në Peshkopi, pas incidenteve të mbrëmshme në KZAZ-në numër 19.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=dihSZ4nhZKo]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re