Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka ngritur ákuzë kundër 20 komisionerëve zgjedhorë në tre qendra votimi të qershorit 2017 në Shijak. Ky procedim është një nga fraksionet e dosjes së famshme “339”.

11 prej komisionerëve, përfaqësues të partisë Socialiste, Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe asaj Republikane në tavolinat e qendrave të votimit janë árrestuar në zbatim të masave “árrest në bùrg”, caktuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme. Për tetë të tjerë është caktuar masa “árrest në shtëpi” dhe për tre prej tyre masa e “detyrimit për paraqitje”.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxweb, në GJKKO paraqiten disa prej  komisionerëve të ákuzur,  pasi në orën 13:00 pritet të nis seanca për rivlerësimin e masës së tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re