Tensionet në Kryesinë e Kuvendit, kanë vijuar mes opozitës dhe maxhorancës edhe pas mbledhjes se Konferences se Kryetareve. Gazment Bardhi i ka bllokuar rrugën kryeparlamentares Lindita Nikollës brenda Kuvendit, pasi keta te fundit nuk u lejuan te merrnin pjese ne seancen ku u paraqit projektbuxheti i 2024.  

“Pse nuk u mbyllët atje 1 orë përpara. Kryetare ky është Parlamenti?”, iu drejtua ai Nikollës, teksa ajo po zbriste shkallët e Kuvendit.

Por teksa kryetarja e Kuvendit tentoi të largohej dhe të futej në zyrën e saj nuk është lejuar.

“Dale një sekondë se nuk të gjen gjë. Parlament privat është ky?”, iu drejtua Bardhi, ndërkohë Garda ka ndërhyrë.

“Është Parlamenti i popullit”, iu kthyer Lindita Nikolla.

“Është Parlamenti i popullit, jo vila jote me lekët e korrupsionit. Dakord Të të vijë turp të të vijë”, iu drejtua Gazment Bardhi.

Pas kreu i Grupit të opozitës i bllokoi rrugën, kryeparlamentarja nuk hyri në zyrë por u largua.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re