Protestuesit kanë goditur me gurë dhe më sende të forta Ministrinë e Brendshme, duke thyer xhamat. Ndërkohë që turma është shpërndarë pasi është përdorur gazi lotsjellës nga ana e punonjësve të policisë.

Sakaq pas Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë u drejtuan për në sheshin “Skënderbej”  ku sulmuan me gurë bashkinë e Tiranës thyer xhamat e disa dritareve dhe një nga hyrjet.

Më pas protestuesit bënë thirrje për t’u drejtuar për te drejtoria e policisë së Tiranës. “Hajdeni thyejmë drejtorinë e policisë së Tiranës” dëgjohen thirrjet e tyre.

Protesta e sotme u thirr nga shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për të protestuar pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha mëngjesin e djeshëm.

Një efektiv policie e qëlloi për vdekje 25-vjeçarin 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa hedhin vazhdimisht parulla kundër qeverisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re