Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte sot në rajonin nr.3 të Elbasanit.

Takimi elektoral kësaj radhe ishte organizuar në shtëpinë e një qytetareje, ku shihet që Kryemadhi provon edhe bukën e bërë vetë.

Kryemadhi thotë se xhepat e qytetarëve, por zemrat e tyre janë plot me dashuri dhe mirësi që i mban të fortë mes vështirësive.

“Bukë e kripë e në shtëpinë e Gëzimit në Rajonin 3 të Elbasanit. Vërtetë varfëria ka prekur xhepat e qytetarëve por zemrat e tyre janë plot me dashuri dhe mirësi që i mban të fortë mes vështirësive. Pasi folëm për prioritetet e LSI në qeverisje i shërbeva me shumë kënaqësi bukën e ngrohtë të pasdites”, tha Kryemadhi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re