Gramoz Ruçi është pjesë e Kongresit të Partisë Socialiste në krah të kryeministrit Edi Rama.

Ish-kreu i Kuvendit, i cili dha dorëheqjen dhe nga mandati i deputetit pas zgjedhjeve të 25 Prillit të vitit të kaluar, duket se nuk e kursen mbështetjen ndaj Ramës, që në këtë Kongres pritet të bëjë disa ndryshime statutore, që përfshijnë shkarkimin e drejtuesve të dëgeve të PS-së.

Në nisje të pjesës së dytë të Kongresit, i cili tashmë po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, socialistët nderuan himnin e Ukrainës, ndërkohë që tashmë kanë nisur fjalët e tyre eksponentë të lartë, duke nisur nga Damian Gjiknuri.

Në Kongresin e sotëm marrin pjesë në total 1007 delegatë. Më herët, ministrat për rreth 2 orë patën takime në sheshh me qytetarët duke u ndarë në 5 forume të ndryshme, që nga bujqësia, politika e jashtme, energjia, shëndetësia e rinia.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re