Skip to content

VIDEO/ Pasi e mbajti helikopterin për udhëtimet e tij teksa vendi digjej, Rama pranon rëndësinë e ndërhyrjes nga ajri për shuarjen e flakëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme për sa i përket situatës me zjarrin në fshatin Gjormë të Vlorës, duke përmendur rëndësinë e ndërhyrjes me helikopterë.

Rikujtojmë se vetëm 2 ditë më parë, Kryeministri Edi Rama u shfaq duke fluturuar me helikopter për takimet e tij disa herë në ditë, në një kohë kur vendi digjej dhe pothuajse asnjë mjet ajror nuk u vu në shërbim të fikjes së zjarreve. (Lexo ketu)

Ditën e sotme Kryeministri shkruan në Facebook se për sa i përket situatës me zjarrin në Gjorm, prioritet mbetet evakuimi i banorëve, të cilet duhet të veprojnë sipas urdhërave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim

“Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.

Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhërave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim”, shkruan Rama.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb