Pavarësisht protestave dhe qëndrimit të banorëve kundër kësaj nisme, sot është bërë e mundur shembja e disa banesave në zonën e “5 majit”. Në videon e siguruar nga Fax News shihen edhe shtëpi tre katëshe të cilat nuk i kanë shpëtuar vendimit për shembje.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme banorët e Laprakës dhe “5 maj”-it u bashkuan për të mbajtur një marshim paqësor në kryeqytet por u bollokuan nga policia madje disa prej tyre u shoqëruan në komisariatin numër 4. Banorët vazhdojnë të këmbëngulin se nuk pranojnë të dalin nga shtëpitë e tyre sepse bashkia e Tiranës nuk u ka ofruar një marrëveshje konkrete lidhur me dëmshpërblimin që përfitojnë nga ky projekt zhvillimi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re