Partia Demokratike ka reaguar pas videos së kandidatit të Sali Berishës për kryetar Bashkie në Rrogozhinë, Hekuran Xhani, e cili e quan Berishën si “Salë k*rva’.

PD ka publikuar dhe një video, ku Berisha bën prezantimin e Xhanit, ndërkohë që pas tij kandidati i Rrogozhinës shpërthen ndaj ish-kryeministrit.

Në reagimin e PD theksohet se Sali Berishën, nuk e besojnë më as përkrahësit e tij. “As kandidati i tij nuk e beson non gratën”- thuhet në reagimin e PD.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re