Këtë vit ka prodhim të qershive por ska treg e krah pune. Fermerët dhjetra kuintal qershi po kalbet në pemë.

Këtë vit në qarkun e Beratit prodhimi i qershive ka qënë më i mbarë dhe më i shpejtë pasi muaji i nxehtë i majit e poqi frutin me herët. Fshatrat Zhitom , Drobonik, Plashnik e Galin janë fshatrat që kultivojnë këtë pemë frutore.

Fshati Drobonik i quajtur edhe Ballkoni i Beratit ka në çdo sezon prodhimet e veta. Fermerët e Drobonikut kultivojnë ullirin e vreshtin por më së shumti qershinë pasi ndryshe quhet fshati i qershive.

Këtë vit siç shprehen fermerët e zonës ka prodhim të shumtë por s’ka krah pune apo treg.

Ritja e çmimit të pesticideve dhe karburantit sipas fermerëve e ka nxjerrë prodhimin me kosto më të lartë e si rrjedhojë qershitë janë shitur me çmim tepër të ulët, 50 lekë me shumicë.

Por ky frut shprehen fermerët duhet mbledhur e shitur në kohë pasi kalbet .

Ne kemi 500 rrënjë , por unë jam moshë e thyer tek 70 nuk hipi dot në pemë. Këtu nuk ka të rinj, nuk gjejmë puntorë krahu pasi kanë emigruar. Prodhimi ynë po kalbet, ne si fermerë kërkojmë të ulen çmimet e pesticideve dhe karburanti”-u shpreh një nga banoret e fshatit./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re