TIRANË- Realiteti që po ndajmë sot është i çuditshëm… E gjithë bota ndodhet në karantinë ndërsa prej ditësh nuk mungojnë aktivitetet e ndryshme “qiellore”. Prej ditësh në rrjetet sociale qarkullojnë pamje të çuditshme të objekteve që shfaqen në vende të ndryshme, ndërkohë që e përzgjedhura dje ka qenë Shqipëria. Konkretisht në Tepelenë, ku është shkrepur kjo foto pasditen e djeshme, po ashtu edhe në Tiranë…
Rastet janë të ndryshme dhe janë ndarë në mediat sociale nga qytetarë.
Ndërkohë që një tjetër video e sjellë nga qytetarët tek Dosja.al tregon një objekt qiellor në formën e një disku. “Ku e kapi, e kapa e kapa e kapa… Hajd shikojeni, UFO është! Hajde shikoje… O Jona, për zotin e Madh, për kokën e mamit… Hajde shihe… Uaaaaa shihe pak si e kap telefoni dhe ndryshon ngjyrë…e kuptoi që e shohim?“-thonë ata të çuditur nga pamjet…
