Pas më shumë se tre seancash mungesë dhe shtyrje gjykimit, është dërguar me forcë në gjykatën Fier, Klodian Çalamani i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjeçari Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit në një ngjarje të ndodhur në 16 nëntor të vitit të shkuar.

 

Kjo seancë e sotme do të përballë të pandehurin Çalamani para akuzave për vrasje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Klodian Çalamani në ditën e sotme është sjellë me forcë nga policia ndërkohë që ai ka hyrë nga dera e përparme e gjykatës që përdoret nga adminsitrata, e jo nga hyrja ku hyjnë të gjithë të akuzuarit e tjerë.

 

Mendohet që veprimi i policisë është bërë për të shmangur përballjen me familjarët apo të afërm të familjes së 8 vjeçarit të vrarë, por edhe nga opinioni publik.

 

Mësohet se gjatë seancës do të merren dëshmitë e të gjithe dëshmitarëvë, cka mund të nxjerrin të tjera detaje lidhur me ngjarjen.

 

Kujtojmë se një vit më parë ka pasur per dite me radhe proteste per vrasjen makaber te 8 vjecarit Mateo Vasiu.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re