Ka mbërritur në gjykatën e Elbasanit shtetasi turk Faruk Fatih Ozer .

 

28 vjeçari do të njihet me masën e sigurisë ndërsa mësohet se prokuroria e përfaqësuar nga kryeprokurori Kreshnik Ajazi do të kërkojë  caktimin e masës provizore të sigurimit personal shtrënguese “Arrest në burg”.

 

Gjykatës i gatshëm mësohet se është Elis Dine.

 

Faruk Fatih Ozer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe më vendin tonë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re