Skip to content

VIDEO/ Përfshihet nga flakët automjeti në Orikum! Makina shkrumbohet plotësisht pasi zjarrfikësja u vonua prej trafikut të rënduar, ja çfarë dyshohet

makina orikum

Një automjet është djegur plotësisht në Orikum, Vlorë, pasi është përfshirë nga flakët.

Mësohet së në automjeti tip Pezho 307 ndodhej drejtuesi i mjetit dhe një persona tjetër, por fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëm.

Burime bëjnë me dije se është kërkuar ndihmë e zjarrfikëses të Vlorës, pasi Orikumi nuk ka zjarrfikëse, por nuk ka mbërritur në kohë  për të parandaluar djegien e automjetit, për shkak të trafikut të rënduar.

Rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

“”