Një banesë private në qendër të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme (6 mars).

Raportohet se si pasojë e flakëve që përfshinë shtëpinë ka humbur jetën një person, i cili ishte i paralizuar.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punohet për shuarjen e zjarrit.

Banesa e përfshirë nga zjarri është vjetër, ndërsa flakët kanë arritur deri në çati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re