Një automjet është përfshirë në flakë, teksa ka qenë në ecje. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në qytetin e Vlorës, ndërsa raportohet për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Në automjet po udhëtonin anëtarët e një familje, të cilët sapo kanë konstatuar zjarrin kanë dalë menjëherë nga mjeti.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është arritur të shuhet. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e situatës është bllokuar qarkullimi për rreth 2 orë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re