Një ullishte në fshatin Lapardha, në Berat është përshirë nga flakët. Bëhet me dije se zjarri ka rënë shumë pranë banesave, i ndihmuar edhe nga era dhe temperaturat e larta flakët janë përhapur me shpejtësi.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes mbërritën 2 mjete zjarrfikëse, 5 punonjës, ku më pas u bë e mundur edhe shuarja e zjarrit dhe mbrojtja  e banesave.

Ndërkohë raportohet se si pasojë e flakëve u dogjën një sipërfaqe me shkurre dhe disa rrënjë ullinj. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike për shkak të linjës së amortizuar.

(BalkanWeb)


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko