Stadiumi i klubit të Skënderbeut në Korçë është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Siç shihet pamjet e siguruara nga Panorama.al, zjarri ka shkaktuar dëme materiale të shumta.
Tymi i zi shihet në tribunën e stadiumit, ndërsa janë djegur stolat. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka nisur nga brenda lokalit dhe flakët janë përhapur.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.
Vijon…
