Skip to content

VIDEO/ Përfundon në humnerë “Benzi” me 3 persona në Librazhd, një prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, në vendin e quajtur kthesa e “Lapidarit”.

Gazetari i ABC News, Agim Blloshmi raporton se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Në automjet kanë qenë 3 persona, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.r.t