Pas gati një ore, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lënë ambientet e SPAK.

 

Kim zhvilloi një takim me Altin Dumanin, për herë të parë pas zgjedhjes së këtij të fundit në krye të këtij institucioni.

 

Vetë ambasadorja nuk u prononcua për mediar se çfarë u diskutua mes tyre.

 

Kujtojmë se vitin e kaluar Kim, ka zhvilluar vizita të njëpasnjëshme në SPAK. Madje ajo luajti dhe një rol thelbësor për zgjedhjen e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

 

Ditën që Dumani u zgjodh për të drejtuar SPAK-un, Kim  shkoi në seancën e KLP-së, duke monitoruar hap pas hapi procesin.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re