Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zbardhur dje, në një intervistë me gazetaren Sonila Meço për emisionin “Tempora”, se cili mendon ai se është avantazhi kryesor që ka në politikë. Teksa ka pranuar gabimet dhe mangësitë që ia zënë shpesh në gojë, zoti Meta tha:
“Avantazhi im është se kam lindur në Skrapar”.
Aty për aty gazetarja ka replikuar duke thënë se është nga Përmeti dhe se edhe Përmeti nuk është keq si avantazh.
Dueli për avantazhin e origjinës është mbyllur paqësisht me një ftesë fisnike, ndonëse jo domosdoshmërisht elegante të Presidentit, për pjesëmarrjen e gazetares nga Përmeti në festën e Abaz Aliut në gusht.
“Aty do ta kuptosh më mirë”, ka shtuar Meta.
Nuk kuptohet mirë se ku e ka fjalën Presidenti, pasi që nga koha e Nolit, të qenit skraparlli në funksione publike nuk ka qenë avantazh. Stigmë e padrejtë kjo, të cilës mesa duket z. Meta i ka shpallur luftë kulturore.
Por a është avantazh të kesh lindur në Skrapar? Këtë mund ta elaborojnë patjetër gazetarë që kanë lindur në Skrapar që mund të kapin brendinë e kësaj deklarate.(Respublica)