Është përkeqësuar moti në disa qytete të vendit, duke sjellë problematika edhe në qarkullimin e automjeteve.

Zona e Delvinës është përfshirë nga reshje të dendura shiu e breshëri si edhe erë e fortë.

Në aksin Kardhiq-Delvinë mësohet se ka prezencë mjegulle dhe gurësh në rrugë, të cilët kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë problematike situata është paraqitur edhe në tunel dhe segmentin e rrugës për në Sarandë, pasi mjegulla ka mbuluar zonën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re