40 njerëz vdiqën, 150 janë zhdukur dhe qindra shtëpi janë shkatërruar për shkak të përmbytjeve në provincën Nuristan, në verilindje të Afganistanit.

Sipas mediave vendase 40 njerëz u mbytën nga përmbytjet mbrëmë në zonën e Kamdes, rreth 200 km në verilindje të Kabulit, ndërsa një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar.

Sipas zyrtarëve afganë, është e vështirë të merret informacion i besueshëm, pasi Kamdes ka rënë nën kontrollin e talebanëve dhe telekomunikacioni është në gjendje të keqe.

Fatkeqësi të tilla janë të zakonshme në vend, veçanërisht në zonat e varfra rurale, ku shtëpitë zakonisht janë të ndërtuara dobët dhe ndodhen në vende të rrezikshme. Këto incidente vrasin dhjetëra njerëz çdo vit në Afganistan.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re