Përfshihet nga flákët në orën 3 :30 të mëngjesit të kësaj të djele një banesë në fshatin Kuqar të bashkisë Patos. Zjárri ka rënë në banesën e zotit Irfan Rrapaj, ku fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme të shumta materiale.

Janë shkrumbuar totalisht 1 makinë dhe magazina, me dru dhe pajisje shtëpiake dhe shpendët pula dhe zogj. Familjarët kanë arritur që të dalin në kohë nga banesa, ndërsa dyshimet janë se ngjarja të ketë qenë e qëllimshme.

Njoftimi i pòlicisë: Sot rreth orës 04:30, në fshatin Kuqar, Patos, pranë banesës së shtetasit I. Rr., ka rënë zjárr dhe është djegur depoja ku mbante sende pune shtëpiake dhe makina e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe shkakun e rënies së zjárrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re