GJIROKASTËR- Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Jorgucat-Kakavijë. Dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar dy shoferët, dhe një pasagjere.

Abc News mëson se dy shoferët, të cilët mbetën të plagosur janë Namik Topulli nga Gjirokastra dhe Aleksandra Sulku nga Delvina.

Nga verifikimet paraprake nga grupi hetimor bëhet e ditur se Sulku i ka prerë në kthesë rrugën mjetit tjetër, veprim ky, i cili dyshohet se shkaktoi përplasjen. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të Gjirokastrës./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re