Etapa e katërt e Rrethit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë ka regjistruar një incident në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Gjatë garës, tre çiklistë të huaj kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga dukë pësuar lëndime.

Mësohet se dy prej çiklistëve të plagosur të cilët janë shtetas grek, kanë marrë plagë më të rënda dhe janë nisur me helikopter drejt Tiranës.

LEXO EDHE: Turi çiklistik i Shqipërisë/ Përplasen tre çiklistë në aksin Kuç-Qeparo, transportohen me urgjencë në spital

I plagosuri i tretë është shtetas holandez dhe ndodhet  në gjendje më të stabilizuar shëndetësore.

Shikoni këtu VIDEON.

Dyshohet se incidenti ka ndodhur për shkak të sinjalistikës në një kthesë të fortë në  Qeparo.

Ndërkohë, etapa ka vazhduar normalisht nga pjesëmarrësit e tjerë duke u mbyllur në Llogara.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re