Kryetari i Bashkisë Dritan Leli ka takuar përfaqësuesit e biznesit vlonjat, që gjatë ditës së sotme kanë protestuar duke mbajtur të mbyllur lokalet e tyre, pasi kundërshtojnë ndalimin e muzikës në orën 22:00 të mbrëmjes.

Pak më parë ishte kryeiministri Edi Rama, ai që nëpërmjet një shkrimi në Tëitter hodhi poshtë kërkesën e bizneseve, ndërsa nga ana tjetër kryetari i Bashkisë Dritan Leli ka shkuar të takojë bizneset, për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Kërkesat që kanë bizneset në Vlorë i drejtohen qeverisjes qëndrore, e megjithatë Leli ka zgjedhur ti takojë ata në mënyrë për të gjetur një zgjidhje, që i shërben dhe jetës turistike e ekonomike të qytetit.

Gjatë bisedës me përfaqësuesit e biznesit, Leli ka thënë se muzika sipas tij dhe ekspertëve ndikon në përhapjen e Covid, pasi njerëzit mund të jenë më të shkujdesur, sa i takon respektimit të distancave.

Leli kërkoi nga biznesmenët vlonjatë që të mos hedhin baltë për qytetin, ndërsa tha se flasë investimeve të gjithë hotelet në Vlorë janë të prenotuara.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re