Vizion Plus ka publikuar pamjet nga aksident i rëndë që ndodhi pasditen e së dielës në fshatin Belorta të Korçës.

Në video duket momenti kur dy automjetet përplasen me njëra-tjetrën. Nga aksidenti i rëndë një person ndërroi jetë, ndërsa 4 të tjerë u plagosën.

Lexo edhe :Related Posts

Siç duket edhe në pamje, pasi dy mjetet u përplasen me njëra-tjetrën, një prej tyre ka shpërthyer në flakë.

“Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia për ngjarjen. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re