Është tensionuar situata në Elbasan, aty ku banorët e lagjes Emin Matraxhiu janë ngritur në protëstë ditën e sotme përshkak se mbyllja e rruges se unazes ka sjellë pengesa në lëvizjen e tyre drejt qytetit të Elbasanit.

Banorët janë përplasur me policinë, me këto të fundit që dëgjohen teksa i thonë banorëve se po bëjnë shkelje me bllokimin e rrugës.

Banorët kanë bllokuar në formë proteste aksin Librazhd-Elbasan. Ndërkohë një banor teksa fliste për Fax News, është shprehur se do të bllokojnë sërish rrugën.

“Sic e patë këto u hoqën. Nëse vijnë e i vendosin, ne do t’i heqim prapë. Ne nuk jemi lopë”, tha një nga banorët.

Një tjetër banore u shpreh se ata presin që policia t’i ndihmojë në lidhje me këtë situatë.

“Edhe në bashki, edhe në polici, ne nuk dijmë gjë. Ne taksat i paguajmë. Kam 3 fëmijëq që duhet t’i ccoj në kopësht. Shteti të mendojë për ne. Dua të më ndihmojë policia, jo ta kem frikë. Pse ta kem frikë, nuk po bëj asgjë. Ku ta gjëjmë mbështetjen. Të vijë policia të na mbështesi. Kam 20 vite që kam shtëpinë këtu. Dje u zu rruga, nuk kishim fuqi dje. Vajti burrri në bashki dhe pyeti, nuk dimë gjë i thanë”, tha ajo.

Ndërsa një nga policët i është përgjigjur duke i përmendur shkelje: “Jeni gabim me këtë shkejle që po bëni.”

Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka reaguar dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili bën me dije se ky aks rrugor do të mbyllet për shkak se është burim për aksidente. Fax News ka siguruar shkresën e ARRSH-s.

(E,H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re