Përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit janë regjistruar pranë Fshatit Olimpik në Milano.
Sipas informacioneve paraprake, rreth 5 mijë persona kanë protestuar kundër Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina. Tubimi u organizua si shenjë proteste ndaj shpyllëzimit në zonën e Cortina d’Ampezzo për ndërtimin e infrastrukturës olimpike, si dhe kundër përjashtimit të sportistëve transgjinorë nga Lojërat.
Shumica e pjesëmarrësve marshuan në mënyrë paqësore, por pak para përfundimit të protestës, persona me fytyra të mbuluara nisën të hedhin fishekzjarrë dhe mjete piroteknike drejt policisë. Forcat e rendit reaguan duke përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës.
Deri tani raportohet për pesë persona të arrestuar, ndërsa situata mbetet nën monitorim nga autoritetet italiane.
