Skip to content

VIDEO/ Përqafime me Ursula von der Leyen, Edi Rama në Slloveni, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Slloveni ku merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit që do të mbahet sot dhe nesër.

Qëllimi kryesor i forumit është për të shkëmbyer mendime dhe ide për të zgjidhur sfidat aktuale dhe të ardhshme dhe ofron mundësi për t’u takuar dhe për t’u lidhur liderët rajonal dhe global.

Na pamjet që vetë kryeministria ka publikuar, shihet momenti kur kreu i qeverisë mbërrin Forumin Strategjik, ku takohet me zyrtarë të lartë të BE. Ndërsa në një moment, Rama shihet duke u përqafuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“”