Një aksident i rëndë është regjistruar sot te kthesat e Murrashit ku një autobus me pasagjer ka dalë nga rruga dhe rrezikon që të bjerë në lumin Shkumbin.

Ngjarja ka ndodhur në po të njëjtin vend ku u regjistrua aksidenti me 3 të vdekur pak ditë më parë dhe dy të plagosur.

Viktimat e atij aksidenti çifti i bashkëshortëve ishin Elmi dhe Elona Keqa. Bashkë me ta viktimë mbeti edhe Elis Sulmataj 18-vjeç.

Aksidenti i regjistruar sot vjen një ditë pasi nisën punimet për rregullimin e barrierave me qëllim parandalimin e aksidenteve tragjike.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, ka qenë një manovër e shoferit që ka parandaluar pasoja fatale të aksidentit.

Mësohet se shoferi është përplasur me një pirg me dhe që ka parandaluar që autobusi të bjerë në Shkumbin.

Në pamjet e siguruara nga Faxnews shihet se si autobusi ka ngelur mes barrierave dhe rrezikon të bjerë në lumin Shkumbin.
Pasagjerët kanë dalë nga autobusi pa u lënduar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re