Një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh e mbjellë grurë është përfshirë nga flakët në fshatin Topojë të Fierit.

Mësohet se mjetet zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e tij.

Nuk dihet nëse shkak kanë qenë temperaturat e larta apo dora e njeriut.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re