Skip to content

Video/ Persona të shtrirë në tokë, dhe të tjerë që nuk mbushen me frymë, çfarë la pas protesta mes vetë demokratëve

Disa persona kanë mbetur të lënduar në protestën e mbajtur sot në selinë e PD.

Qytetarë të shumtë, mes tyre edhe gra kanë pësuar lëndime dhe asfiksi, si pasojë e sasisë së madhe të gazi që u hodh në protestë.

Në mesin e personave të lënduar është dhe fotografi Feliks Bilani.

Drejtori i policisë së Tiranës tha se ka dy persona të lënduar, ndërkohë që në pamjet e siguruara nga Fax News, shihet se numri i tyre është më i lartë.

Në ambientet e selisë së PD u përdor një sasi e madhe gazi nga vetë strukturat e partisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb