Skip to content

VIDEO/ Petrit Vasili “heq dorë” nga politika: Po ju flas si mjek si profesionist, mos u mjekoni vetë pa konsultë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, këshillon qytetarët që në çdo rast të drejtohen tek mjekët për të marrë mjekim.

Në një video në facebook Vasili thotë se është e gabuar të vetëdiagnoztikohen.

“Jam shqetësuar me një mesazh që një përgjegjës urgjence që u ka dërguar qytetarëve që ka të bëjë me vetëdiagnostikim. 

Asnjëherë mos tentoni të vetëdiagnostikoheni dhe të vetëmjekoheni. Kjo është e rëndë në një ditë të zakonshme por është jashtëzakonisht e rëndë dhe kritike në kohë pandemie. Në çdo rast drejtohuni vetëm tek mjekët. Komunikoni me mjekun e familjes apo numrin 127 dhe duhet të veproni vetëm pasi mjekët t’ju këshillojnë çfarë duhet të bëni.

Dje keni marrë mesazh që të përdornin ibubrofen. Po dje, ministri i Shëndetësisë së Francës këshilloi që të mos e përdorni. Unë u bëj apel që të mos e përdorni pa u këshilluar me mjekët.”– thotë Vasili. (TemA)

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Coronavirusi

Po ndaj me ju kete videomesazh mjeksor timin, qe e quaj te dobishem per qytetaret!

Publiée par Petrit Vasili sur Dimanche 15 mars 2020