Sahit Dega është 34 vjeçari i arrestuar në Tropojë ku u kap me armë brenda makinës së tij tip “Wolkswagen”. Pas kontrolit të ushtruar brenda automjetit të tij, u gjetën dhe u seukestruan 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.

Mësohet se Dega po përpiqej të kalonte kufirin drejt Kosovës ku edhe i trafikonte këto armë.

Njoftimi i Plotë:

Tropojë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shoshan”.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës, Komisariati i Policisë Tropojë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Transportone armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës, kapet e vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që tentonte të trafikonte armë zjarri drejt Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ” Shoshan”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Sahit Dega, 34 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij “Volkswagen”, po transportonte dy armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Armët e sekuestruara do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re