Një futbollist 24-vjeçar është arrestuar në mes të ndeshjes nga policia, pasi akuzohet se është pjesë e një Klani vrasësish.

Mediat braziliane kanë publikuar pamje nga momenti i arrestimit të 24-vjeçarit, të cilit i janë vënë prangat në mes të fushës.

Një video e publikuar më pas në rrjete të ndryshme sociale, e filmuar nga disa spektatorë në tribuna, tregon të riun që merret nga oficerët e policisë gjatë ndeshjes mes Mutum dhe Durandé për “Copa do Café”.

Oficerët e policisë ishin informuar se 24-vjeçari do të ishte titullar në ndeshje, dhe kishin marrë të gjitha masat për arrestimin e tij.

Urdhër arresti i lëshuar ndaj tij e identifikon atë si drejtuesin e dyshuar të një klani të egër të trafikut të drogës në zonën Espirito Santo. Po ashtu, ai akuzohet se është pjesë e një klani vrasësish nga Vitoria, të cilët organizuan një atentat kundër një rivali disa javë më parë.

Policia ushtarake e Minas Gerais konfirmoi më pas për mediat lokale se futbollisti ishte prej kohësh i njohur për policinë, sepse kishte precedentë kriminalë duke përfshirë sulme, kërcënime, trafik droge dhe krime të lidhura me armë zjarri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re