Skip to content

VIDEO/ Plagosja e dy të rinjve, Muhamet Rrumbullaku mbërrin në Shkodër, takim me drejtorin e DVP-së dhe prokurorin e kryeqendrës së veriut

rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbërritur në Shkodër. Kreu i policisë mbërriti në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për një takim lidhur me ngjarjen e rëndë të plagosjes së dy shtetasve Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika.

Në këtë takim ndodhet edhe prokurori i Shkodrës Albert Murçaj dhe drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj.

Të dy të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: VIDEO/ Plagosja e dyfishtë në Shkodër, policia jep detaje: Gjendet makina e djegur e autorëve, pranë vendngjarjes

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.

“”