Skip to content

VIDEO/ “Plagosje me t’hikë në Lushnjë, arrestohet 25-vjeçari pas konfliktit për motive të dobëta”

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 16

Lushnjë Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 25 vjeç, banues në Stan Karbunarë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 25-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. Y., 26 vjeç, banues në Karbunarë , i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.