VIDEO/ Plas sherri mes tifozëve shqiptarë dhe atyre polakë, ndërhyn menjëherë policia

Screenshot_13-2.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

 

Shqipëria do të luajë në orën 20:45 sfidën e radhës kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Polonisë në “Air Albania”.

Ky takim do të luhet me kapacitet maksmial të tifozëve që do të jenë rreth 22 mijë të pranishëm, ndërsa nuk do të mungojnë as tifozët polakë që do të jenë rreth 1 mijë.

Kur duhen edhe pak orë para sfidës, të dy tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën. Para presidencës një grup tifozësh shqiptarë janë sharë dhe ofendur me disa polakë që ishin të pranishëm.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmat që situata të mos agravonte më shumë dhe që mos të kishte përplasje fizike mes tifozerive.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë