Shqipëria ka pritur Francën në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Euro 2020.

Teksa sfida ka nisur, që në minutën e 8′ Franca ka shënuar golin e parë.

Ndërkohë, në minutën e 31′ është shënuar edhe goli i dytë duke thelluar rezultatin.

Ka qenë Antoine Griezmann i cili ka dyfishuar rezultatin për Francës ndaj Shqipërisë.

Pas një gabimi të Veselit, i cili duhet të kishte bërë më mirë, topi ka shkuar në këmbët e sulmuesit të Barcelonës i cili nuk ka falur përballë Berishës.

Deri më tani formacionet që po luajnë në fushë janë:

SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj. Trajner: Edi Reja.

FRANCA: Mandanda, Kimpembe, Varan, Lengle, Grizman, Zhiru, Toliso, Sisoko, Ben Jeder, Dubo, Mendi. Trajner: Didie Deshamp.

Gjyqtarë: Slavko Vinçiç, Tomaz Klançnik, Andraz Kovaçiç, Nejc Kajtazoviç (i katërt)

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=KQR34dgZo7g]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re