Enver Stafuka rezulton i zhdukur prej 7 vitesh, me fatin e tij që mbetet mister ndonëse është rrëmbyer në mes të qytetit të Fushë-Krujës nga persona të veshur si policë.

Enver Stafuka për herë të fundit është parë në një lokal në Fushë-Krujë ku është takuar me Durim Bamin, Gentjan Bejtjan dhe Ramazan Rrajën, nipi i deputetit Rrahman Rraja.

Mbrëmjen e sotme, është publikuar një video nga emisioni ‘Shënjestër’, ku shihet për herë të fundit Enver Stafuka, i cili pasi qëndron për 21 mninuta në lokal me personat e sipërpermnedur dhe më pas vijën e marrin disa persona të armatosur dhe të veshur si policë.

Lala tha në emisionin e saj “Shënjestër”, se për herë të parë del Durim Bami dhe Ramazan Rraja në skenë. Ky i fundit është nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja. Personi i tretë është Gentjan Bejtja ndërsa një person i katërt mbetet ende i paidentifikuar.

Stafuka dyshohet si personi që i kishte siguruar makinën autorëve të vrasjes së komisarit Dritan Lamaj. Për vrasjen e Lamajt Arben Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm.

Gazetari Artan Hoxha shpesh është shprehur se Stafuka ka patur dijeni për rreth 37 ngjarje kriminale, dhe se mund të ketë lënë pas një kasetë me rrëfimet për këto ngjarje ku ka treguar emrat e porositësve dhe kriminelëve.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re