Vazhdojnë protestat në zonën e Manzës nga banorët të cilët nuk pranojnë që mbeturinat e qytetit të Durrësit të grumbullohen në landfillin e Manzës.

Kësaj proteste ju bashkua dhe Sazan Guri duke theksuar se ky vendgrumbullim është një helem për njerëzit.

Me të njëjtën protestë janë pritur dhe nga banorët e Sukthit të cilët kanë ndaluar kamionët dy ditë më parë duke mos pranuar që këto mbeturina të transportohen më tej për t’u djegur në landfillin e përcaktuar nga pushteti vendor.

Ndërkohë situata është kritike në qytetin e Durrësit pasi duke marrë parasysh dhe gjendjen e pandemisë në vend, koshat e mbeturinave janë lënë të tejmbushur nga instancat të cilat duhet të sigurohen për pastrimin e mjedisit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re