Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, tek Ura e Varur. Një motor, duke qarkulluar nga ulliri në drejtim të Urës së Goricës, ka goditur një tursite nga Nepali, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.

Përplasja ka qënë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorrit, E.Z,20-vjeç, janë përplasur në asfalt, të plagosur rëndë.

Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes,për të konkluduar në shkaqet e aksidentit të rëndë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re