Në dy ditët e fundit, deputetë të partisë Demokratike, janë paraqitur në selinë e PD dhe janë përpjekur të hyjnë brenda ambienteve të godinës. Por diçka e tillë nuk është bërë e mundur, pasi ashtu edhe siç është parë, janë ndërruar dyert dhe bravat e kësaj selie.

Kështu shumë prej deputetëve apo anëtarëve të PD të cilët janë munduar të hyjnë brenda selisë, janë kthyer mbrapsht duke hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës për ndërrimin e bravave dhe blindimin e dyerve.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka theskuar se diçka e tillë ishte e pavërtetë duke mohuar kategorikisht që të ishte bërë blindimi i dyerve dhe duke thënë se vetëm po kryheshin disa punime të tjera si lyerje apo vendosje e logove të PD.

Por Bardhi ka dalë zbuluar pas videos së publikuar ku duket qartë se dyert e selisë së PD janë blinduar nga ana e brendshme. Kjo mendohet të jetë si një lloj parapërgatitjeve për datën 8 janar ku mendohet se si shkak i numri të madh të protestuesve të cilët mund të marrin pjesë, ka shanse të tentohet që të thyehet dera hyrëse e selisë.

Video e publikuar nga Lapsi.al

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re