Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme nga Tepelena, drejt shtetasit Çajup Selimi, i cili humbi jetën në spital.

Ai eshte qelluar ne hyrje te pallatit teksa kthehej nga puna dhe fatkeqësisht nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimi i plotë i policisë: Tepelenë/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në  lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë  e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.

Mësohet se 45 vjeçari ka pasur disa konflikte më parë për çështje biznesi. Në vitin 2018 ai është rrahur në qendër të Tepelenës me leva hekuri nga dy persona.

Konflikti në atë kohë dyshohet të ketë lidhje me konkurrencën me një familje të qytetit e cila kishte një biznes të ngjashëm me viktimën.

Selimi tregon se e kanë sulmuar me leva hekuri dhe e kanë kërcënuar me thika e goditur me grushta, për arsye që nuk i ka të qarta. Çajupi dhe të afërmit e tij tregonin në vitin 2018 se kjo është një situatë e përsëritur, pasi është hera e katërt që Çajup Selimi sulmohet në një mjedis publik, por në asnjë rast më parë nuk ka pasur të ndaluar.

Për goditjen e tij me leva u ndalua Risiano Abedini, 27 vjeç nga Tepelena. Policia konfirmonte në atë kohë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk pranon pjesëmarrjen e personave të tjerë në sulmin ndaj Selimit. Policia mohon gjithashtu incidente të mëparshme mes palëve.

Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm. Të dyja palët janë konkurrentë, pasi tregtojnë materiale ndërtimi krah njëri-tjetrit prej vitesh në Tepelenë.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb