Pas ambasadores amerikan, Yuri Kim, ka qenë ambasadori i BE, Luigi Soreca i cili ka marrë pjesë në mbikëqyrjen e procesit të votimit në Durrës. Soreca u shfaq në universitetin Aleksandër Moisiu ku po zhvillohen votimet për zonën e “Currilave” në Durrës.

Ambasadori përshëndeti në shqip komisionerët dhe i pyeti sesi po shkonte procesi i votimit apo nëse kishin pasur probleme me pajisjet e identifikimit elektronik.

Soreca: Mirdita (në shqip)! Atëherë, si po shkon? Sa është pjesëmarrja?

Komisionerët: Mirë deri tani afro 30%.

Soreca: Prisni që të vijnë edhe të tjerë për të votuar?

Komisionerët: Po presim të ketë ende qytetarë që vijnë të votojnë.

Soreca: A keni pasur probleme me pajisjet e identifikimit elektronik?

Komisionerët: Jo, deri tani nuk ka pasur asnjë problem në këtë aspekt.

Ai më tej në një bashkëbisedim me gazetarët tha se do të largohej në një detyrë të re të ngarkuar nga BE, por shtoi se po largohej vetëm fizikisht, ndërsa shpirtërisht do ishte në Shqipëri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re