Skip to content

VIDEO/ Po lëvizte me biçikletë, makina ‘përplas keq’ një burrë në Shkodër (EMRI)

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Shkodër – Koplik. Mësohet se një person që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një mjet.

I dëmtuar ka mbetur shtetasi Xhelal Hyseni. 60-vjeçari, si shkak i plagëve të marra, është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Nga ana tjetër, policia e Shkodrës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin A. C, si edhe shoqërimin e tij në komisariat.

Gjithashtu, policia po punon për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb