
Një zjarr i madh ka përfshiurë mbrëmjen e sotme, 8 janar, tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.
Fillimisht flakët dogjën një kapanon dhe më pas u përhapën masivisht.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Dhjetëra forca zjarrfikëse nga Tirana, Elbasani, Vora dhe ushtria janë sinjalizuar për të vendosur flakët nën kontroll.
Situata mbetet e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe materialeve lehtësisht të djegshme dhe kabujve elektrikë.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
“Forcat zjarrfikëse po luftojnë me një zjarr të përmasave të mëdha në një sipërmarrje në zonën e “5 Majit“.
Ndërkohë, nergjia elektrike në zonë është ndërprerë për sigurinë e banorëve.


